Balla: Opozita pati 8 muaj kohë për të propozuar Avokatin e Popullit, emërimi nga Kuvendi!

0 132

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se opozita e ka humbur shansin për të zgjedhur Avokatin e ri të Popullit.

Në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Balla tha se opozita kishte 8 muaj kohë për të shfrytëzuar këtë mundësi që të jepte propozimin e saj, ndërsa i kujtoi se nuk mund të emërojë, pasi kjo e drejtë i takon Kuvendit.

“Ne nuk diskutojmë ligjin. Do ketë një komunikim nga ana e komisionit për çështjen ligjore për këtë proces. Kemi komunikuar dhe gjatë fundit të vitit me ju dhe mendoj se ky duhet të jetë proces i hapur. Mendoj se sa më shpejt të jetë e mundur që t’i japim Shqipërisë një avokat popullo, dhe jo avokat populli në zyrën e PD. Opozita e pati hapësirën dhe kohën 8 muaj për t’i dhënë vendit një avokat dhe nuk e shfrytëzoi. Ne duhet t’i japim mundësinë kujtdo që të shprehë interesin. Ka një traditë që opozita propozon, por jo emëron. Emërimin e ka Kuvendi. Gara do të jetë e hapur. Ftoj avokatët, përfaqësues të nderuar të Shoqërisë civile që plotësojnë kriteret që sapo të njoftohet hapja e shprehjes së interesit që të aplikojnë. I bëj thirrje opozitës që; në demokraci duhet të biesh dakord.”, tha ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.