Balla apel SPAK-ut: Filloni hetimet për financimet ruse të Partisë Demokratike

0 154

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socilaiste, Taulant Balla në një deklaratë për mediat ditën e sotme i bëri apel SPAK-ut që të nisë hetimet për financimet ruse të Partisë Demokratike.

“Nënqeshnit kur ne ju tregonin që PD ka marrë financime ruse dhe kur shërbimi sekret amerikan CIA-n me dokumente konfirmoi që PD ka marrë financime ruse. Kjo çështje nuk është më një çështje për të pasur dyshime. Në një vend anëtar të NATO-s keqardhja ime më e madhe është që ende SPAK nuk ka filluar një hetim sesi një parti politike ka përfunduar në borderotë e Kremilinit. I bëj thirrje Krajës që për çështje të sigurisë kombëtare kjo prokurori të nisë menjëherë hetimet për këtë çështje. Urgjent të thirren Basha Berisha që kanë ngjyer gishtat dhe xhepat e PD në çorbën e rublave ruse. I bëj thirrje çdo demokrati të këtij vendi, që në këto kushtet që na duhet sa më shumë solidaritet me Kosovën, të heqë dorë nga shpërdorimi i saj çfarë ka mbetur nga PD për interesat e ngushta të një individi”, tha Balla.

Leave A Reply

Your email address will not be published.