Babë e bir humbën jetën pasi rrjedha e ujit mori para makinën, reagon ambasadorja Kim: Jemi të pikëlluar!

0 147

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar për tragjedinë e ndodhur një ditë më parë në Malësinë e Madhe, ku humbën jetën babë e bir, si dhe për situatën e rënduar në vëri si pasojë e reshjeve të dendura.

Ajo shpreh ngushëllimet për familjarët e Pjetër Rushaj, ndërsa shprehet se SHBA është e gatshme të ofrojmë mbështetje sipas nevojës.

“Jemi të pikëlluar për vdekjen dhe dëmet që rezultuan nga përmbytjet shkatërruese në veriun e Shqipërisë. Shprehim ngushëllime për familjet e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur dhe respekt për guximtarët shqiptarë që ndihmojnë bashkëqytetarët e tyre. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje sipas nevojës”, shkruan ambasadorja.

Leave A Reply

Your email address will not be published.