Babai i dy vëllezërve të vrarë: Kam vendosur shtëpinë peng

0 342

Ekzekutimi i vëllezërve Haxhia në Durrës, ka shumë enigma. Këtë herë ka folur Kol Haxhia, babai i djemëve të vrarë, i cili tregon se servisi dhe lavazhi ishin hapur me një kredi që kishin marrë në bankë.

”Besmiri dhe Tori kishin hapur një servis makinash me të cilin punonin dhe një lavazh. I bëj thirrje medias që të mos hedhin hi pasi nuk e dinë çështjen e djemve të mi. Kam hyrë borxh, kredi, kam marrë kredi prej 40 mijë euro, kam vendosur shtëpinë peng”. Ai i kërkon shtetit të zbulojë dhe arrestojë autorët e atentatit ndërsa medias të jetë e matur. ”Kërkoj ndihmë nga shteti por gazetarët të mos më rëndojnë më tepër”,-tha për ”Ora News”.

Vrasja e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës mbetet ende pa autor, ndërsa burime nga grupi hetimor thonë se e lidhin këtë vrasje edhe me një ngjarje të rreth një muaji më parë, ku një sasi prej 30 kg heroine dhe kokaine u kap në brigjet e Barit në një kamion të modifikuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.