Avionët luftarakë rusë dhe kinezë patrullë të përbashkët mbi detin e Japonisë

0 153

Avionët luftarakë rusë dhe kinezë kanë kryer një patrullë të përbashkët mbi Detin e Japonisë dhe Detin e Kinës Lindore sot.

Lajmi u bë i ditur nga mediat shtetërore ruse, duke cituar Ministrinë ruse të Mbrojtjes dhe Ministrinë e Mbrojtjes së Kinës.

Ministria ruse njoftoi se fluturimet e avionit janë kryer në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe nuk kanë cenuar hapësirën ajrore të vendeve të tjera.

Ministria e Mbrojtjes e Kinës tha në një deklaratë se patrullimet janë pjesë e “planit vjetor të bashkëpunimit ushtarak” të dy vendeve dhe u zhvillua në Detin e Japonisë, Detin e Kinës Lindore dhe Paqësorin Perëndimor.

Leave A Reply

Your email address will not be published.