Autoritetet shëndetësore në Gjermani: Jo pushime verore

0 347

Në Gjermani autoritetet shëndetësore kanë paralajmëruar se hapja e kufijve dhe udhëtimet, do të shtojnë rrezikun për një valë të dytë infektimi. Ata kanë thënë se qeveria duhet të mbajë ende mbyllur kufijtë dhe për arsye shëndetësore, njerëzit duhet të qëndrojnë atje ku jetojnë.

Ata theksojnë se qeveria po vepron e drejtuar nga arsyet ekonomike, duke nënvlerësuar rreziqet për shëndetin. Qeveria gjermane ka në program të lejojë udhëtimet për turistët gjermanë, duke filluar nga vendet e Bashkimit Europian.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mas, u takua në fillim të javës për herë të parë me homologët e dhjetë vendeve evropiane, në përpjekje për të shpëtuar sezonin turistik sidomos për ata që duan të shkojnë në plazh. Një takim ky i përqendruar në rregullat që duhen aplikuar në pritje të takimit të radhës javën e ardhshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.