Autor i 2 zjarreve në Vlorë, arrestohet piromani, iu gjet edhe armë me fishek në fole

0 13

Policia e Vlorës ka arrestuar autorin e 2 zjarreve në Tragjas dhe Dukat. Bëhet fjalë për N. S., i cili është kapur në flagrancë nga oficerët e Policisë, në fshatin Tragjas, duke ndezur zjarr në një sipërfaqe toke me bimësi.

Gjatë kontrollit fizik ndaj tij i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik, me fishek në fole.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se shtetasi N. S. është dhe autori i dyshuar i një rasti tjetër të zjarrvënies, më datë 15 shtator në fshatin Dukat, ku u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme toke me bimësi të egër dhe një sipërfaqe toke me pemë ulliri.

Leave A Reply

Your email address will not be published.