Ata janë engjëjt tanë mbrojtës…

0 369

Krahas stafit mjekësor që janë në vijëne parë të betejës ndaj Covid-19, në vijën e zjarrit janë edhe punonjësit e Policisë Bashkiake dhe ata të Rendit të cilët po merren me zbatimin e masave. Në shenjë mirënjohje, Bashkia e Tiranës ka vendosur në stacionet e autobusëve urban fotot e punonjësve të Policisë Bashkiake dhe asaj të rendit në shenjë mirënjohje për sakrificën e tyre në këtë periudhë të vështirë. Përmes një postimi në Instagram, kryebashkiaku Veliaj i cilëson ata si ëngjëjt tanë mbrojtës. “Ata janë engjëjt tanë mbrojtës, që e kalojnë çdo ditë në detyrë, duke sakrifikuar për të gjithë ne, derisa kjo pandemi të zhduket. Ata janë heronjtë e qytetit tonë. Njihuni me ta”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.