Artistja shqiptare Dua Lipa bashkëprezantuese e “Met Gala”

0 133

Dua Lipa, Penélope Cruz, Michaela Coel dhe Roger Federer, janë prezantuesit e Met Gala për vitin 2023.

Ka qenë revista prestigjioze “Vogue” që ka zbuluar personazhet mikpritës të kësaj mbrwmjeje të rëndësishme bamirësie.

Këtë e ka konfirmuar më vonë edhe artistja shqiptare në profilin e saj të Instagramit duke shkruar se është e emocionuar që të njoftojë se është një nga bashkëprezantuesit e Met Gala 2023.

Ngjarja e modës që vjen si traditë çdo të hënë të para të muajit maj këtë edicion ka si temë një linjë të bukurisë që i bën homazh një prej ikonave të modës që u nda nga jeta Kar lLagerfeld dhe deri më tani është zbuluar edhe ekspozita e kuruar nga bashkëpunëtorja e Lagerfeld, Amanda Harlech, ku do të paraqiten 150 punime e projekte të këtij emri të madhtë botës së modës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.