Artan Hoxha: BKH dhe RENEA bastisin shtepine e deputetit të PS, Rrahman Rraja

0 136

Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, te mbeshtetur nga reparti special RENEA, kanë bastisur banesën e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Sipas portalit Xhungël të gazetarit Artan Hoxha, aksioni i zhvilluar në oret e para të mëngjesit të sotem, me vendim te gjykates speciale, synonte arrestimin e Ramazan Rrajes, i shpallur në kërkim nga SPAK për atentatin e 1 nentorit 2019, kunder ish-prokurorit të Durresit Arjan Ndoj dhe Rrumit te Shijakut. Aksioni i befasishëm është zhvilluar në fshatin Zezë të zonës së Nikles.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është lëshuar në sekret të plote, më datë 17 janar 2023, pa praninë e palëve dhe te sekretares gjyqesore.

“Xhungel” meson se “Objektiv i ketij aksioni, ka qene gjetja dhe ndalimi i shtetasit Ramazan Rraja, 30 vjeç, banor i njesise administrative Nikel në zonën e Fushë-Krujes. Ndërsa po ashtu është ushtruar kontroll i banesës se tij ne fshatin Zeze, sebashku me automjetin, te cilin ai ka ne perdorim. Qellimi i kontrollit te baneses dhe automjetit, ishte gjetja apo zbulimi i provave me rendesi per hetimin qe po kryen SPAK”.

Hetuesit e BKH-se, kane rrethuar vilen 3 kateshe ne fshatin Nikel, ndërsa më pas, ne zbatim te vendimit te Gjykates Speciale, kane hyre ne ambjentet e brendshme duke ushtruar kontroll te hollesishem ndaj çdo personi qe gjendej aty.

Në vendimin e gjykatës speciale, vila 3 katëshe së bashku me hapësirën përreth saj, e rrethuar nga një mur i larte mbrojtës dhe e pajisur me sistem sigurie me kamera, është përcaktuar si objekt ne pronësi dhe në përdorim të shtetasit Ramazan Rraja.

Hetuesit e BKH-se, kane mbetur te befasuar, kur në banese në vend te personit qe kërkonin, kane gjetur xhaxhain e tij, Rrahman Rraja, deputet i Partisë Socialiste dhe familjen e tij.

Deputeti i PS-se, u ka komunikuar agjenteve te BKH-se, se në banese gjendet vetëm familja e tij, ndërsa nipi i tij, Ramazan Rrahja, ka kohë qe jeton ne kryeqytet. Por ky fakt nuk i ka penguar agjentet e BKH-se te ushtrojnë kontroll ne çdo cep te godinës.

Pas me shume se dy orësh, agjentet e BKH-se dhe trupat speciale RENEA, kane përfunduar kontrollin duke u larguar pa gjetur as personin qe kërkonin dhe as mjete te kundraligjshme.

Një burim nga SPAK, konfirmoi për “Xhungël”, se “aksioni i sotëm i BKH dhe RENEA, është zhvilluar ne vijim te hetimit per atentatin e 1 nëntorit 2019, ku mbeti i plagosur prokurori i Durrësit Arjan Ndoj, miku i tij Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut” dhe humbi jetën shoferi i Ndojit, Andi Maloku”.

Ramazan Rraja, për here te fundit u shpall ne kërkim policor pas atentatit te ndodhur ne 17 korrik 2022, ne mbikalimin e Fushe Kurjes, ku mbeten te vrare Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata. Ne atë kohe, Ramazan Rraha ndodhej jashtë vendit.

Ai u shoqërua nga policia e Fushe Kurjes mesditën e 31 tetorit 2022, kur sapo ishte kthyer ne Rinas me linjën e Flay Dubai nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Rraja dha deklarime ne lidhje me hetimin e masakrës se 17 korrikut, ne mbikalimin e Fushe Kurjes dhe pasi provoi se ditën e ngjarjes, ndodhej jashtë territorit te Shqipërisë, u la i lire disa orë me vonë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.