Arrestohet pas 3 vitesh arrati Gentian Malindi. Dyshohet se porositi 137 kg kokainë

0 160

Arrestohet Gentian Malindi, i shpalluri në kërkim që në vitin 2019 si i dyshuar për porositjen e 137 kilogramëve kokainë. Pas tre viteve në kërkim nga Policia e Shtetit, Malindi ka rënë në pranga e policisë në afërsi të Vorës, teksa lëvizte me mjetin e tij. Në momenti që është ndaluar nga efektivët, Malindi u është prezantuar si qytetar i Kosovës dhe u ka dhënë një mjet identifikimi me emër tjetër. Por, verifikimet e mëtejshme kanë zbuluar se bëhet fjalë për të shpallurin në kërkim.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 1050 euro, 11 500 lekë të rinj, 3 aparate celulare dhe dy mjete identifikimi të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin qarkullonte 46-vjeçari. Malindi do të hetohet për veprën penale: “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, pasi qarkullonte me dokumente identifikimi kosovare, të falsifikuara.

Droga u sekuestrua në Pire dhe u zëvendësua me oriz, të cilit iu vendos gjurmues, ndërsa Policia Shqiptare u sinjalizua nga vetë DEA Amerikane për të kontrolluar konetjenerin ku ishte futur dhe për të parë se kush do të dilte për të pritur ‘kokainën’ në Durrës. Atë ditë, në port u paraqitën dy punonjësit e Malindit, Ardian Bega dhe Altin Myslihaka, të cilët jasnë marrë tashmë të pandehur për dosjen në fjalë, ndërsa vetë Malindi u shpall në kërkim.

Pas dy viteve hetime, Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) mori vendimin për të pezulluar dosjen ndaj Malindit, pasi i akuzuari nuk po gjendet. Por, tashmë, me arrestimin e tij, pritet që hetimet të rifillojnë.

Gentian Malindi është një person me precedentë penalë. Ai ka qenë edhe më herët i arrestuar dhe proceduar për trafikim të lëndëve narkotike, më konkretisht për një sasi prej 500 kilogramë hashash.

Leave A Reply

Your email address will not be published.