Arrestohet në Morinë, serbi në kërkim ndërkombëtar

0 143

Një shtetas serb i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar ditën e sotme në Pikën Kufitare të Morinës.

Sipas policisë bëhet fjalë për 49-vjeçarin Dejan Stanojevic, banues në Ferizaj.

Stanojeviç ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Beogradi, Serbi, pasi Gjykata e Lartë e Beogradit, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga legjislacioni penal i Serbisë.

Mësohet se pas arrestimit, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet serbe, do të vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Serbisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.