Arrestimi gazetares në Turqi, Pollo: Kujdes nga “Vëllazëria” Rama-Erdogan

0 200

Ish-deputeti Genc Pollo ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me arrestimin e një prej gazetareve të njohura turke, e cila përdori një proverb të vjetër, që u konsiderua si fyerje ndaj Presidentint Rexhep Tajip Erdogan.

Pollo në reagimin e tij shkruan se duhet pasur kujdes nga “vëllazëria” e rreme Rama-Erdogan.

“Për kujtesë: Edi Rama tentoi në v. 2015 e në v.2020 të ndryshonte Kodin Penal për fyerjen/shpifjen si Turqia. Por u zmbraps nga reagimi i brendshëm dhe ndërkombëtar.

Për të gjithë ata që thonë se “vëllazëria” nuk është problem!

Kujdes Nga Vëllazëria E Rreme”, shkruan Pollo.

Postimi nga Genc Pollo

Vetëm se tha këtë proverb në TV gazetarja e njohur turke përfundoi në burg.

“Ka një fjalë të urtë shumë të famshme që thotë se një kurore në kokë e bën njeriun më të zgjuar, por ne e shohim se kjo nuk është e vërtetë. Një dem nuk bëhet mbret vetëm duke hyrë në pallat, por pallati shndërrohet në një stallë lopësh.”

Një shtet që vepron kështu është problem për popullin e tij, për të drejtat e banorëve të tij.

Por me Ramën që gradualisht po adopton shembuj të tillë problemin e kemi këmbëkryq në Shqipëri.

Për kujtesë: Edi Rama tentoi në v. 2015 e në v.2020 të ndryshonte Kodin Penal për fyerjen/shpifjen si Turqia. Por u zmbraps nga reagimi i brendshëm dhe ndërkombëtar.

Për të gjithë ata që thonë se “vëllazëria” nuk është problem!

Kujdes Nga Vëllazëria E Rreme

Leave A Reply

Your email address will not be published.