Arratisje spektakolare e të burgosurit në RMV, ministria: Po transportohej në spital

0 127

Një arratisje spektakolare e një të burgosuri, e ngjashme me skenarin e një filmi, ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut. Ngjarja ka ndodhur në autostradë, gjatë shoqërimit të të burgosurit në spital.

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut thotë se i dënuari ka marrë armën e një punonjësi të policisë së burgjeve, ka qëlluar me në drejtim të tij dhe më pas është arratisur me një automjet pasagjerësh tip Audi.

“Punonjësit e policisë së burgjeve të cilët ndodheshin në një furgon “Ford Transit” të policisë së burgjeve kanë kërkuar ndihmë nga policët e SPB Shkup, pasi, sipas raportimit të tyre, gjatë shoqërimit të të dënuarit B.M. , nga INP “Idrizovë” në Qendrën Urgjente “Nënë Tereza”, në autostradë, i dënuari ia ka marrë armën shoferit I.H. (punonjës i policisë së burgjeve), ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur I.H.. Më pas i dënuari është arratisur me një automjet pasagjerësh Audi”, thotë MPB.

Punonjësi i plagosur i policisë së burgjeve është dërguar në Qendrën Emergjente për ndihmë mjekësore.

“Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thekson ministria.

Leave A Reply

Your email address will not be published.