Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ishte i ftuar në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora TV”. Armand Duka iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në panel, ku sigurisht nuk mungoi interesi për Kombëtaren.
Sylvinho është trajneri i ri i ekipit kombëtar dhe kreu i FSHF-së është pyetur në lidhje me pritshmëritë rreth brazilianit. Por Duka shprehet se nuk është trajneri çelësi i vetëm i suksesit.
“Nëse trajneri do të ishte shkopi magjik, Katari do të ishte kampion bote. Do të blinte më të shtrenjtin në botë dhe do të ishte kampion bote. Pres që trajneri të bëjë maksimumin që mund t’i japë një trajner një skuadre”- tha Duka.
Me tej Duka shtoi:”Do të kisha marrë të madhin Mourinho trajner të Kombëtares nëse do kishin dhënë shqiptarët nga 2 euro”- ka thënë Armando Duka.