Ariana Grande jo më beqare, shpall fejesën (FOTO)

0 386

Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Ariana Grande, është fejuar me të dashurin e saj agjentin, Dalton Gomez. Ajo postoi disa fotografi në faqen e saj në Instagram, duke treguar një unazë diamanti në gishtin e majtë me mbishkrimin “forever n then some”.

Këngëtarja amerikane 27-vjeçare, ka qenë në lidhje me Gomez, për rreth një vit. Lajmi për marrëdhënien e tyre u bë publik në maj me publikimin e këngës së Grande “Stuck with U”, në bashkëpunim me Justin Bieber. Në videoklip, Grande dhe Gomez shihen së bashku për herë të parë duke kërcyer në fund të këngës.

Ata ishin së bashku që nga janari, sipas People Magazine dhe thuhet se kanë qenë bashkë në karantinë gjatë pandemisë. Çifti aktualisht po jeton në shtëpinë e Grande në Los Angeles, duke respektuar urdhrat e Kalifornisë për qëndrimin në shtëpi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.