Anëtari i ISIS kapet në Tiranë/VOA: Çfarë bënte në Shqipëri? Kufijtë janë mbyllur që në mars

0 366

Një i ri, 24 vjeçar nga Taxhikistani, u arrestua sot në Shqipëri, me kërkesë të autoriteteve të drejtësisë gjermane, të cilat e akuzojnë për aktivitet terrorist. Për kapjen e tij, policia shqiptare angazhoi njësinë e antirrerorit.

“Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, pasi në ngarkim të tij, Gjykata Federale në Karlsruhe, më datë 21.04.2020 ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar, për veprën penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste””, bëri të ditur policia.

Po sipas këtij njoftimi, i riu nga Taxhikistani “ishte i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS)”.

Autoritetet shqiptare pritet të vijojnë tani procedurave e mëtejshme ligjore për ekstradimin e tij. Mbetet e paqartë se çfarë bënte në Shqipëri i riu nga Taxhikistani dhe kur e si ai kishte hyrë në territorin shqiptar, kur kufijtë janë mbyllur që në fillim të muajit mars për shkak të pandemisë.

Zëri i Amerikës

Leave A Reply

Your email address will not be published.