Analiza e CNN: DeSantis më konkurrues se Trump përballë Biden

0 148

Analiza e CNN

Shumica e votuesve me prirje republikane do të preferonin guvernatorin e Floridës ndaj Donald Trump si kandidatin e tyre presidencial për vitin 2024, sipas një sondazhi. Me një diferencë prej 56%-33%, votuesit konservatorë zgjodhën Guvernatorin Ron DeSantis ndaj ish-presidentit, i cili nisi zyrtarisht fushatën e tij të re muajin e kaluar.

Sondazhi i Universitetit Suffolk/USA Today gjithashtu zbuloi se Presidenti Joe Biden kishte numra më të lartë miratimi se zoti Trump.

Ai pason rezultate të përziera për kandidatët e mbështetur nga Trump në zgjedhjet e nëntorit. “Është një sherif i ri republikan në qytet,” tha Dejvid Paleologos, drejtor i Qendrës kërkimore politike të Universitetit Suffolk.

“DeSantis e kalon Trumpin jo vetëm mes elektoratit të përgjithshëm, por edhe mes këtyre votuesve me prirje republikane që kanë qenë baza e ish-presidentit. “Republikanët dhe të pavarurit konservatorë gjithnjë e më shumë e duan Trumpizmin pa Trumpin.”

Sipas sondazhit mbarëkombëtar, zoti DeSantis kryeson gjithashtu zotin Bajden me 47%-43% midis të gjithë votuesve në një zgjedhje hipotetike. Shtatë përqind qenë të pavendosur.

Z. DeSantis, 44 vjeç, u rizgjodh në nëntor, duke fituar me një shumicë dërrmuese prej më shumë se një milion e gjysmë votash, kufiri më i madh i çdo guvernatori të Floridës në 40 vjet. Në ditët pas zgjedhjeve, zoti Trump sulmoi rivalin e tij të mundshëm dhe e paralajmëroi të mos kandidojë për president.

“Unë mendoj se nëse ai futet në garë, mund ta dëmtojë veten shumë keq,” tha ai për Fox News. Sondazhi i publikuar të martën regjistroi vetëm një vlerësim miratimi prej 30% për zotin Trump, krahasuar me 46% për zotin Bajden. Sondazhi gjithashtu zbuloi se mbi 60% e votuesve nuk do të preferonin që as zoti Trump dhe as zoti Bajden të mos qëndronin në garën e vitit 2024. Sondazhi i 1,000 votuesve të rregjistruar u bë midis 7 dhe 11 dhjetorit nga telefonat e lëvizshëm dhe tokësorë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.