Ambasadorja e SHBA në OKB në Tiranë, sot pritet nga Begaj dhe Rama

0 190

Ambasadorja e SHBA-së në OKB do të vijojë vizitën zyrtare në Tiranë. Linda Thomas-Greenfiel mbërriti në vendin tonë një ditë më parë, ku vizitoi Shtëpinë e Gjetheve.

“Dekada më parë, diktatura komuniste e përdori këtë shtëpi për shërbimin e saj sekret famëkeq. Ky muze është një kujtesë se ne nuk mund t’i konsiderojmë si të mirëqena liritë tona të çmuara”, ka shkruar ambasadorja Greenfiel në Twitter.

Nën shoqërinë edhe të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, Linda Thomas-Greenfiel vizitoi edhe sheshin Skënderbej.

Ambasadorja amerikane në OKB sot do të pritet nga Presidenti Bajram Begaj dhe nga Kryeministri Edi Rama, si dhe do të takohet me shoqërinë civile.

Vizita ambasadores vjen pasi Shqipëria kryesoi për një muaj Këshillin e Sigurimit në OKB.

Po ashtu, vizita e saj vjen gjatë 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, ku Ambasadorja Thomas-Greenfield do të diskutojë gjithashtu mënyrat për të forcuar partneritetin mes dy vendeve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.