Ambasadorja e BE-së: Shqipëria të dalë nga lista gri e FATF-së për pastrimin e parave

0 13

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann ka prezantuar këtë të premte disa nga kushtet që duhet të plotësojë vendi ynë për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Sot po zhvillohet një takim ku është i pranishëm ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela dhe kreu i SPAK Arben Kraja, ku po prezantohet programi ‘EU4LEA’; Bashkimi Evropian për Zbatimin e Ligjit në Shqipëri’ të financuar nga BE për sigurinë.

Diplomatja theksoi se së pari do të shikohet se si po konsolidohet reforma në drejtësi, formimi i institucioneve të pavarura të drejtësisë, ndërsa së dyti; do të monitorohet nga afër historiku i hetimeve, ndjekjeve penale dhe i dënimeve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit.

Po ashtu ambasadorja tha se Shqipëria duhet të bëjë të pamundurën të dalë të dalë nga lista gri e FATF-së për pastrimin e parave.

“Më lejoni të përmend çështjet kritike sa i përket institucioneve të BE. Së pari do të shikohet se si po konsolidohet reforma në drejtësi, formimi i institucioneve të pavarura të drejtësisë. Së dyti; do të monitorohet nga afër historiku i hetimeve, ndjekjeve penale dhe i dënimeve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Së treti; do të priten më shumë rezultate në fushën kundër pastrimit të parave. Duhet të punojmë së bashku për të bërë të pamundurën që Shqipëria të dalë nga lista gri e FATF-së. Së katërti; do të duhet një angazhim në luftën kundër luftës së prodhimit të kanabisit, armëve apo trafikimit të qenieve njerëzore. Së pesti; zhvillimi i bashkëpunimit me shtetet e BE, me agjencitë e tyre të zbatimit të ligjit, me EUROPOL, etj, vijimësia e bashkëpunimit është thelbësore për të zhvilluar atë besim që është i nevojshëm, ndaj kërkon përdorimin e kanaleve të sigurta. Ne duam që Shqipëria të dalë e suksesshme dhe të këtë sukses ne këtë përpjekje, ndaj jemi këtu.”, tha ajo.

Leave A Reply

Your email address will not be published.