Alibeaj: Nuk po gjeni guximin për të marrë masë ndaj kryeministrit Rama për gjuhën që përdori

0 150

Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj ka kërkuar nga kryetarja dhe nënkryetarja e Kuvendit që të shprehen për kërkesën e bërë prej tij në seancën e kaluar plenare që të merret masë ndaj kryeministrit për gjuhën e përdorur.

“Ka ende një kërkesë të bërë nga ana ime për të marrë masë ndaj kryeministrit Rama për atë gjuhë që përdori. Asnjë nga ju deri tani keni një kërkesë të përsëritur disa herë për atë gjuihë jo parlamentare që përdori.

Asnjëra nuk po merrni dot guximin. Përgjëroheni se do resopektoni kushtetutën e rregulloren. Keni për detyrim të shpreheni.

Një kërkesë që qendron pezull e bërë publikisht, e keni të shkruar në procesverbalin e seancës keni detyrimin ligjor për tu përgjigjur”, tha Alibeaj.

Ndërkohë ai kishte dhe një përgjigje për kolegun e tij, Tritan Shehun i cili në fjalën e tij tha se “ka një lidhje të madhe mes dy palëve për të shkatërruar demokracinë e parlamentit”, duke iu referuar mazhorancës dhe grupit të Alibeajt në Kuvend.

“Kush përdor fjalën të shitur te Rama t’i tërheqin sepse është turpi i tyre”, tha Alibeaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.