Aleanca protestë tek SPAK-u, Budina: Kallëzim penal për ”Tentativë për vrasje”

0 388

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në një protestë të zhvilluar para SPAK-ut, bëri me dije se kanë bërë kallëzim penal për ”Tentativë për vrasje”.

Përfaqësues të Aleancës, por të mbështetur dhe nga qytetarë, qëndrojnë para godinës së SPAK, ndërsa i pari që ka marrë fjalën para protestuesve ka qenë Regjisori Edmond Budina.

Ky i fundit pohoi se SPAK duhet të hetojë tentativën për vrasje nga policia, pasi brenda Teatrit gjatë kohës që po niste shembja, kishte artistë brenda. Nga ana tjetër, Budina tha se ata do të vazhdojnë protestat deri sa të shohin një lëvizje nga prokuroria.

Leave A Reply

Your email address will not be published.