Akuzohet për ngacmim seksual, Kushi: Pezullohet mësuesi që u dhunua në Tepelenë

0 116

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur në Tepelenë, ku mësuesi i Edukimit Fizik, 59 vjeçari Kleanth Laçi u dhunua nga disa persona, pasi akuzohet nga familjarët për ngacmim seksual ndaj vajzës së tyre.

Në një status në rrjetet sociale, Kushi bën me dije se Zyra Arsimore Tepelenë ka marrë sot vendimin për pezullimin e mësuesit nga puna deri në përfundimin e plotë të hetimeve, ndërsa shton se nxënëses i është ofruar ndihmë nga punonjësit e shërbimit psiko-social.

“Kemi ndjekur nga afër ngjarjen e ditëve të fundit të ndodhur në Tepelenë, ku një mësues është dhunuar, pasi akuzohet nga familjarët për abuzim ndaj vajzës së tyre. Për mësuesin është marrë masa e ndalimit nga policia dhe Zyra Arsimore Tepelenë ka marrë sot vendimin për pezullimin e mësuesit nga puna deri në përfundimin e plotë të hetimeve. Nxënëses menjëherë i është ofruar ndihmë nga punonjësit e shërbimit psiko-social dhe gjithashtu drejtoria dhe stafi i shkollës do të vijojnë mbështetjen për vajzën dhe familjen e saj, për ta kapërcyer këtë situatë. Besojmë fort se organet e drejtësisë do ta zbardhin shumë shpejt të vërtetën e kësaj ngjarjeje dhe do të marrin vendimet e duhura ligjore. Siç e kemi bërë të ditur edhe më parë, qëndrimi ynë për këto raste është i prerë dhe nëse vërtetohet fajësia, krahas dënimit nga organet e drejtësisë, personat përgjegjës përjashtohen përgjithmonë nga sistemi arsimor.

Për këtë arsye, kemi përfshirë një nen të ri në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, i cili do të miratohet së shpejti në Kuvendin e Shqipërisë. Ne nuk do të lejojmë të punojë në institucionet tona arsimore askënd që cënon shëndetin dhe mirëqenien e nxënësve tanë”—shkruan Kushi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.