Akuzat për Portin e Durrësit, Rama: Armiqësi kundër investimit më të madh në rajon

0 168

Kryeministri Edi Rama iu është rikthyer sërish sot akuzave të opozitës për Portin e Durrësit.

Në një status në “Twitter”, kreu i qeverisë i cilëson akuzat si armiqësi kundër investimit më të madh në rajon, i cili sipas tij, do ta transformojë Durrësin në një ndër destinacionet kryesore turistike të Mesdheut.

“Armiqësia kundër investimit më të madh në rajon, i cili do ta transformojë Durrësin në një ndër destinacionet kryesore turistike të Mesdheut, duhet t’iu shërbejë të gjithë durrsakëve për të parë fytyrën e armiqve të së ardhmes së Durrësit; o me Durrësin në majë o me ata në plehra”-shkruan Rama.

Kreu i PD, Sali Berisha por edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë kundërshtuar projektin për Portin e Durrësit dhe e kanë quajtur si një nga mega-aferat më të mëdha të qeverisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.