Aksident me vdekje në Shijak, detajet nga ngjarja

0 164

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Rrotull të Shijakut, ku një 40-vjeçar me inicialet B.B ka humbur jetën.

Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ai ishte duke drejtuar motomjetin e tij, në momentin që ka humbur kontrollin e më pas është përplasur me trafikndarësen e rrugës.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:00, në fshatin Rrotull, Shijak, shtetasi B. B., rreth 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me trafikndarësen e rrugës. Si pasojë e përplasjes, shtetasi B. B. ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.