Agron Gjekmarkaj: Babo ndez qirinj në ballkon, po hataja po i vjen rrotull. Kuvendi u shndërrua në gjykatë e virtytit kundër vesit

0 162

Nga Agron Gjekmarkaj

Pas erresires siç pritej drita e revolucionit desh sallen dogji. Të gjithë sikur dolen nga një gjumë shelegu për të hyrë në një tragjedi.

Anila Denaj nga baladat me një zë të larget si nga indet e tokes koken qiti. Ajo kendoi një deklaratë në emer të grave socialiste.

Ato ishin indinjuar qamet nga llafet e liga që Doktori ynë paskesh leshuar në një studio kuturu ca ditë më parë.

Nuk ishte degjuar ndonjëherë që dikush të ndeshkohej nga muhabetet e darkes në televizion jo më vetë Doktori.

Mu kall data sikur të me denojnë per romuzet që shkruaj dhe gjyqin ndaj meje ta drejtojë Albana, Bora dhe Tezja. Mornica me pershkuan kurmin tashmë të drobitur. Do më shkonin në satër.

Ndoshta vetem nderhyrja sublime e Beles do e ndalte sepaten të binte mbi mua.

Kuvendi u shnderrua në gjykatë e virtytit kunder vesit, e ëmbesisë kundër vrazhdesisë, e terbietit kundër shthurjes.

Tao si Ajatollah monitoronte purifikimin.

O duan ta edukojnë Doktorin o ska !! Këtu u bë nami.

Situaten në dorë e mori Kryezevendes Lideri Muli i cili mbi supet e tij prej malesori si Muji guret e pengut revolucionin permanent mban.

Nuk pat ngë për dobesira njerzore. Tolerances i ka dhënë fund se durimi e ka një kufi. Indiferent si para kotësisë kaloi. Shpirti i tij i gjërë është lodhur nga pritja. Ma kishte hequr veshtrimin dhe më pikelloi sa nates së varrit i tregohet. Ai është ganxha e fundit ku mund të kapesha për tu bashkuar. Më ka bërë një me Alibashen e në këtë pikë s’të fal. Ai nuk gabon në gjykim.

Kur po ndaheshin armet u paraqita dhe unë të merrja timen për të dalë në front, aty ku lufta ndizet me terbim. Dua bilbilin tim u luta me zë të shtruar.

Më tha per ty ska bilbil. Nuk je i dënjë ti frysh. Fërr fërri yt nuk na duhet. Ajo gojë që pabesira ka nxjerrë kundër demokratve dhe neve lidershipit të tyre nuk mund ti fryjë himnit të revolucionit. Bëj sehir një me armiqtë tanë. Me zemer të thyer i pashë të gjithë të pajiseshin me bilbil me këtë armë të re miçidiale. Saimir Korreshi teksa merrte buzeqeshjen e Dash Sules i frynte para meje dhe me shikonte me triumf dhe me thoshte unë kam bilbil ti ske.

Kryezevendes Lideri mori më të madhin për vete. Një tjeter po kaq të tillë e la per Tritanin që ti frynin sëbashku por me maraz vuri re që ai nuk ishte aty. Dorë e zezë e kishte perjashtuar.

Denaj lexonte pretencen ndaj Doktorit , Bora qante me gulshe, Krifca çirrte faqet e kuqe, IIkonomi pershperiste “Zot ndihmona “, Tezja , Mimi di Puccini , Etilda me Nikon ishin futur në pullaz të Kuvendit, Teta Gerta dhe Evis Kushi ishin murosur në heshtje por të vendosura deri në frymën e fundit. Të gjithë luteshin per Bledar Çuçin teksa policia po na mbronte nga populli qe të mos na kopaniste me duart e tij të arta “u lartoftë emri yt si në qiell ashtu në tokë shpullat e perditshme kursena sot “.

Fjalen e mori Tao i cili gjithashtu dikur i kishte fryre me hijeshi bilbilit një epokë më parë. Kryezevendes Lideri si rrufe u sul mbi të. Fol Tao , shtjer Muli me bilbil fërr fërr fërr me fuqi impresionuese ajri.

E dashur erdhi kënga “O është një bilbil në fshatin tonë për një vashë ai kendon, o të burimi do ta pres që t’ja shoh sytë e zes”.

Pastaj fjalen mori Elisa llaf i së ciles thyen lisa. Nga llogorja në llogore Kryezevendes Lideri me armen e re në gojë e tundi me fërr fërr fërr. Ajo jo Lenini jo Trocki : Muli shkurt fërr fërr fërr ! Për fat të zi Toni fjalë leshoi aqësa ish Kryeministri Majko i tha po ç’pate more bir, ishe mirë, fjalet e teperta fukarallek mos bëj ish pa patur pula , hajde degjo gjemimin e fërr fërrëve tek veshi, do pesojmë traumë akustike.

Ed Paloka tek i cili meshira kristiane ndonjeherë triumfon mbi politiken me kqyrte me dhimbje. Ndonese vete nuk ishte armatosur me dukej sikur me thoshte po bëre kthese do ta gjej edhe ty një bilbil që ti frysh vençe si Belexhiku. Xhelal Mziu ka kohë që është bërë i palexueshem dhe nuk po kuptohej ç’mendim kishte per simfoninë e fërr ferreve të udhehequra nga Kryezevendes Lideri.

Seanca u nderpre. Revolucioni nuk ndalet. Shalsi, Klosi dhe Tigrushi dolen barkaz në anë të nderteses. Të enjten arme të reja do eksperimentohen. Babo ndez qirinj në ballkon që të na ndriçoje mendjen i uruari po hataja po i vjen rrotull.

Leave A Reply

Your email address will not be published.