Afera e inceneratorëve, ndalohet në Austri Stela Gugallja! Autoritetet shqiptare kërkojnë ekstradimin

0 148

Është ndaluar në Austri, Stela Gugallja e cila ishte e shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për aferën e inceneratorëve.

Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ekstradimin e saj drejt vendit tonë.

SPAK ka dërguar të gjithë aktet dhe janë në pritje se çfarë do të vendosë pala austriake përsa i përket ekstradimit.

Ajo është shpallur në kërkim sëbashku me dy pronarët e inceneratorëve, Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin.

Deri më tani, janë arrestuar disa zyrtarë e ish-zyrtarë lidhur me aferën e inceneratorëve, ku mes tyre është edhe ish-ministri Lefter Koka.

Leave A Reply

Your email address will not be published.