A ka tym të bardhë nga negociatat me Palokën? Ja si përgjigjet Jorida Tabaku

0 232

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku shprehet se ngutja e qeverisë për të miratuar paketën e re fiskale dhe amnistinë është e pakuptimtë.

Duke folur nga qyteti i Korçës ajo tha se qytetarët nuk e meritojnë trajtimin që po u bën qeveria, teksa po legalizon paratë e krimit dhe korrupsionit.

Pyetje:-Ambasadorja e BE ka kryer një sërë takimesh me përfaqësues të opozitës dhe maxhorancës përsa i përket amnistisë fiskale, ka ndonjë të re për këtë temë?

Unë kam 3 vite që flas kundër amnistisë fiskale dhe është një temë që do ta flas edhe sot më studentët, mendoj që Shqipëria e 2022 nuk meriton të diskutojë ligj për të falur korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Është e pabarabartë përballë ligjit, është jo e drejtë, arrogante dhe qytetarët e Korçës që paguajnë taksa me një normë 90% nuk e meritojnë këtë trajtim nga qeveria.

Pyetje:-Pse është kjo ngutje e maxhorancës për paketën fiskale?

As unë nuk e kuptoj, sot Shqipëria ka nevoja të tjera, ka nevojë për një vizion ekonomik që të dalë nga kriza, që qeveria Shqiptare te ofrojë atë që nuk e ofroj gjatë pandemisë. Është e vërtetë që kemi një prekje të ekonomisë nga kriza botërore por pjesa më e madhe e prekjes është nga kriza shqiptare.

Pyetje:-U lajmërua që do të ishte një shtator i zjarrtë po mbaron tetori dhe vetëm pak protesta, të zhgënjyer?

Unë besoj që ka ardhur dita të flasim me të rinj, t’ua lemë fjalën të rinjve, ka mënyra të ndryshme si bëhet opozita me fjalë, argumente, protestë. Unë besoj se e kam treguar që di ta bëj, s’ka rëndësi ku e bëj në sallë apo në rrugë.

Pyetje: A ka tym të bardhë nga negociatorët?

Pyet negociatorët.

Leave A Reply

Your email address will not be published.