A ju duket e çuditshme kjo veshje e Sam Smith?

0 156

Sam Smith i bëri njerëzit të kthenin kokat kur u shfaq në tapetin e kuq të Brit Awards me një veshje lateks që binte në sy.

Truporja, e krijuar nga Harri – një markë në Londër, e themeluar nga dizajneri Harikrishnan Keezhathil Surendran Pillai – kishte krahë dhe këmbë të fryra dhe u shndërrua menjëherë në look-un më të komentuar të mbrëmjes.

Njerëzit menduan se veshja u frymëzua nga UFO-t ose ishte një homash për një nga veshjet më të paharrueshme të David Bowie, kostumin me vija të krijuar nga dizajneri Kansai Yamamoto. Por, asnjëra prej tyre.

Dizajneri i veshjes së Smith tha për WWD se pamja kishte për qëllim të vlerësonte formën natyrale dhe “bukurinë e të qenit vetvetja”.

“Sam mori shumë komente urrejtjeje kohët e fundit pas ‘Unholy’ për imazhin e trupit,” tha Harri. “Doja të krijoja një imazh në të cilin njerëzit nuk e kishin parë kurrë Sam.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.