A janë sërish bashkë Bradley Cooper dhe Irina Shayk?

0 197

Tre vjet pas ndarjes së tyre, Bradley Cooper dhe Irina Shayk kanë ndezur sërish thashethemet për rikthimin e mundshëm të tyre.

Sipas thashethemeve, supermodelja 36-vjeçare do të donte të rikthehej së bashku me aktorin 47-vjeçar të “A Star Is Born” . Të dy u panë në Nju Jork duke u përqafuar ngushtë me njëri-tjetrin dhe duke nxjerrë qentë e tyre për shëtitje.

“Irina do të donte që ata të riktheheshin bashkë, ajo dhe Bradley Cooper janë të dy beqarë dhe kanë filluar të takohen më shpesh. Irina është shumë e lumtur që kalon kohë me Bradley dhe ajo e do shumë atë”, tha një burim i afërt me modelen.

Në fotot që qarkullojnë në internet shihet se si Bradley Cooper dhe Irina Shayk nuk i heqin duart ndërsa ecnin krah për krah. Prandaj fansat janë të bindur se dalja e tyre e fundit në Nju Jork tregon se të dy mund të lidhen më shumë.

Në të kaluarën ata ishin fotografuar së bashku në rrugët e qytetit, por gjithmonë në shoqërinë e vajzës së tyre 5-vjeçare Lea. Por në pamjet e fundit nuk ka asnjë gjurmë të Leas.

“Ata nuk u ndalën kurrë së dashuruari dhe kujdesur për njëri-tjetrin. E duan vajzën e tyre dhe kanë qenë gjithmonë një familje. Ata pëlqejnë të kalojnë kohë së bashku dhe e kanë bërë më shumë kohët e fundit. Duket se janë në një moment fantastik të jetës së tyre dhe janë shumë të lumtur ”, thotë një burim pranë çiftit.

Bradley dhe Irina kishin lidhje nga viti 2015 deri në vitin 2019 dhe më pas u ndanë zyrtarisht në fund të 2019.

Vetëm pak muaj më parë, pasi dy yjet postuan një foto së bashku me pushime në Bahamas, një burim zbuloi se Bradley dhe Irina po mendonin të ribashkoheshin dhe të bënin më shumë fëmijë.

“Ata po mendojnë të bëhen sërish bashkë dhe do të dëshironin që vajza e tyre të kishte një vëlla të vogël ose një motër të vogël ”, tha burimi në atë kohë.

Por pavarësisht spekulimeve për daljet e fundit të Bradley-t dhe Irinas së bashku në Neë York City, një burim thuhet se ka thënë se nuk ka “asgjë zyrtare” për të ndarë në lidhje me statusin e marrëdhënies së tyre.

Leave A Reply

Your email address will not be published.