Gazetari turk: Njerëzit e bllokuar nën rrënoja po më dërgojnë mesazhe për t’i shpëtuar

0 156

Një gazetar turk me qendër në Stamboll ka rrëfyer mbi atë se çfarë po ndodh në zonat e dëmtuara nga tërmeti ne Turqi.

“Njerëzit janë ende nën ndërtesat e shembura, ata kanë nevojë për ndihmë,” thotë Ibrahim Haskologlu.

Me origjinë nga Malatya – një zonë e prekur rëndë nga tërmetet e djeshme – ai thotë se po planifikon të shkojë në shtëpi sa më shpejt që të mundet për të ndihmuar aty ku duhet.

Ai i thotë BBC Neës Channel se njerëzit po i dërgojnë atij dhe gazetarëve të tjerë video, mesazhe zanore dhe vendndodhjet e tyre të drejtpërdrejta nga rrënojat e ndërtesave të shembura.

“Ata po na tregojnë se ku janë dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë”, thotë Haskologlu, duke shtuar se Turqia ka nevojë për të gjithë ndihmën ndërkombëtare që mund të marrë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.