“Do ndonjë banane, je si 14-vjeçare”- Arrestohet farmacisti që ngacmoi s*ksualisht klienten

0 145

Një ditë pas publikimit të disa pamjeve, ku një farmacist ngacmon seksualisht një kliente, sot ai është arrestuar.

Sipas policisë, 53-vjeçari akuzohet veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Në denoncimin e berë në emisionin Stop u raportua, jo vetem ngacmimi por edhe fakti qe në farmaci shiteshin kokrra aborti nën dorë në mënyrë ilegale.

Njoftimi i policise

Në lidhje me rastin e transmetuar në emisionin investigativ “Stop”, që bënte fjalë për një shtetas (farmacist) që tregtonte barna të kontrabanduara, ju sqarojmë se:

Shërbimet e Seksionit të Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasit që shfaqet në video.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan shtetasin:

– H. R., 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.