Nis samiti i Berlinit, Scholz: Europa është e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor

0 160

Ka nisur punimet procesi i Berlinit në Gjermani. Të pranishëm janë liderët e 6 vendeve të rajonit, të cilët u pritën nga kancelari Olaf Scholz. Zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian si Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, si edhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel janë gjithashtu të pranishëm.

Kancelari gjerman në fjalën e tij u shpreh se qytetarët e Ballkanit duhet të kenë besim tek Europa, ndërsa theksoi se BE është e plotë vetëm më Ballkanin Perëndimor.

“Qytetarët e Ballkanit mund të kenë besim tek ne. Vetëm bashkë mund të mbrojmë vlerat europiane. Europa është e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ndër të tjera kancelari gjerman.

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë tre marrëveshje, që do të jenë për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale. Një nga çështjet që do të trajtohet në samit është edhe kriza energjitike.

Leave A Reply

Your email address will not be published.