Pas 11 vitesh pritje, Tirana shpallet kampione

0 333

Tirana arriti të shpallet kampione e Shqipërisë, pas 11 vitesh pritje. Bardheblutë u bënë të dielën matematikisht kampionë të vendit, pasi Vllaznia mposhti Kukësin minimalisht 1-0 dhe bëri që në kryeqytet të nisë festa.

Tifozë të shumtë bardheblu pushtuan rrugët e kryeqytetit për të festuar titullin e 25-të në historinë e klubit. As frika nga Covid-19 nuk i ndaloi ata për t’u grumbulluar pas triumfit të një sezoni të gjatë.

Më pas u desh ndërhyrja e forcave të rendit për të qetësuar disi situatën dhe për të shpërndarë tifozët që kishin dalë sheshin Nënë Tereza në kryeqytet. Tirana u shpall kampion 2 javë para fundit të kampionatit. Tashmë që siguroi titullin, objektivi i radhës është Kupa e Shqipërisë, ku në finale do të ketë Teutën.

Leave A Reply

Your email address will not be published.