Valbona Sako u largua si kryebashkiake se bëri dy gafa live në media çka krijoi pakënaqësi të madhe popullore. Tashmë gafat e saj janë hit në rrjetet sociale.
Po pse edhe nënkryetarja duhej të dorëhiqej? Ajo as nuk foli dhe as nuk tha ndonjë gjë, por ishte emëruar dhe po kryente punën e saj.
Ç’po luhet nga qeveria dhe nga klani Dako në Durrës?
Dyshimet janë se pasi të mbarojë emergjenca e këtyre ditëve, do të fillojë edhe kërkesa për përgjegjsi.
Dhe përgjegjsi penale!
Ish-kryebashkiaku Dako ka 12 vite në detyrën e numrit një të bashkisë e lejet janë firmosur nga ai. Edhe plani urbanistik që më pas ka marrë firmën e KKRT, firmosur e vulosur nga Vangjush Dako.
Nëpër koridoret e PS-së flitet se duhej të ikte dhe nënkryetarja që të rikthehej ish-zv/kryetari i kohës së Dakos.
Pas dorëheqjes së kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako, drejtimin e bashkisë së këtij qyteti do ta marrë Zhulien Varfaj.Varfaj do të qëndrojë në këtë post deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të bashkisë, ndërsa merr drejtimin e qytetit të dytë më të madh në vend në një situatë kaotike si pasojë e tërmetit shkatërrimtar që goditi qytetin bregdetar mëngjesin e së martës.
Vendimi është marrë gjatë një mbledhje me urgjencë të këshillit bashkiak të Durrësit. Ndërkohë, po sot ka dhënë dorëheqjen edhe nënkryetarja e Bashkisë, Elteva Kondi, e emëruar në këtë post nga zonja Sako.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.