9 viktima në 24 orë, ulen ndjeshëm rastet e reja nga Covid-19

0 463

Beteja e pacientëve të shtruar në spitalet Covid është e fortë dhe fatkeqësisht jo të gjithë e fitojnë. Në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, betejën me virusin vdekjeprurës nuk e kanë fituar 9 pacientë dhe numri i jetëve të humbura që nga fillimi i pandemisë shkon në 2274. ”4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 55-83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”,-informon Ministria e Shëndetësisë.

Po në 24 orët e fundit janë kryer 2092 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 264 qytetarë. ”47 raste në Tiranë, 22 raste në Korçë, 20 raste në Durrës, 18 raste në Fier, Berat, 14 raste në Shkodër, 11 raste në Elbasan, 10 raste në Gjirokastër, 9 raste në Kurbin, 8 raste në Lezhë, Malësi e Madhe, Vorë, 6 raste në Krujë, Kukës, Kavajë, Lushnje, Vlorë, 5 taste në Kamëz, 4 raste në Mirditë, Peqin, Kuçovë, 3 raste në Tropojë, Mallakastër, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Skrapar, 2 raste në Sarandë, 1 rast në Librazhd, Tepelenë, Divjakë, Belsh”.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 94,431 që nga fillimi i epidemisë. Në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 255 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (05 Prill 2021)

Raste të reja ditore 264
Të shëruar në 24 orë 589
Të shtruar në spitale 255
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 2092
Testime totale 572,719
Raste pozitive 126,795
Raste të shëruara 94,431
Raste aktive 30,090
Humbje jete 2274

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 21182
Fier 2582
Durrës 1262
Gjirokastër 1245
Shkodër 1085
Vlorë 789
Korçë 775
Kukës 351
Dibër 336
Elbasan 277
Lezhë 152
Berat 53

Leave A Reply

Your email address will not be published.