88 fëmijë me Covid-19, mjekja: Ende nuk ka sinjal për alarm

0 319

Që nga fillimi i pandemisë së Covid-19, në Shqipëri janë prekur 88 fëmijë. Mjekja pediatre infeksioniste në pediatri, Gjeorgjina Lito tregon se me hapjen e çerdheve dhe kopshteve rritet mundësia e marrjes së virusit.

“Kemi 88 fëmijë pozitivë, nga të cilët 65 janë negativizuar domethënë aktiv janë vetëm 23 fëmijë por fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk është i hospitalizuar, shumica janë asimptomatik. Këto fëmijë zakonisht janë zbuluar nga kontaktet pra nga hulumtimi epidemiologjik dhe kanë qenë pjesëtarë të familjeve ku janë zbuluar raste pozitiv tek adultët. Numri më i madh i fëmijëve është nga Tirana, shkon paralel me numrin e rasteve pozitive. Grupmosha dominuese e rasteve të fëmijëve është mbi 5-vjeç. Sigurisht që me hapjen e institucioneve të frekuentimit fëmijnor rritet kontaktiozitetit dhe kontaminimi. Këto ditë janë ditët që ne presim nëse do ketë një përhapje ose kontaminim brenda këtyre institucioneve”.

Pavarësisht se shifrat janë në rritje, sipas mjekes nuk janë ndezur ende dritat e kuqe të alarmit ndaj ka dhe një apel për të gjithë. ”Akoma jemi në një situatë që nuk janë ndezur dritat e kuqe të alarmit sepse hospitalizimet janë të kontrolluara, se numrat e pacientëve në terapi intensive janë të kontrolluara. Mos të flemë të qetë akoma e kemi virusin nëpër këmbë, nuk e dimë se ku ndodhet, më mirë të jemi më të kujdesshëm se sa të neglizhojmë të jemi pre e infektimit tonë apo pjesëtarëve të dashur të familjes”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.