51-vjeçari vdiq në burg, familjarët: Nuk është vetëvrarë

0 321

Bilbil Zekaj, 51-vjeç u vetëvar në burgun e Fierit. Ngjarja ndodhi të dielën e festës së Fiter Bajramit dhe familjarët kanë mbetur të tronditur. Ata hedhin poshtë versionin se Bilbili është vetëvrarë sepse sipas tyre ai nuk kishte asnjë shenjë mbytje apo dhune. Familjarët theksojnë se 51-vjeçari nuk vuante nga problemet e shëndetit mendor.

”U bë autopsia e gjetëm atje të mbuluar me një qese, ai ishte pa shenja mbytje. Kur mbytet personi ka një shenjë të zezë në fyt, por ai s’kishte asgjë. Shenja dhune nuk kishte, vetëm kishte bërë autopsinë dhe kishte shenja në gjoks nga elektroshoti. Ne kemi dëgjuar se ai ka shkuar në spital i gjallë. Nuk kemi parë asnjëlloj gjëje. Ky person shkoj në spital, si nuk e pa njeri nga se vuante ai”, u shpreh Fadili. vëllai i të ndjerit.

Gruaja e të ndjerit, u shpreh se bashkëshorti i saj vuante nga diabeti, madje shtoi se dy herë në ambientet e paraburgimit, ai ka kaluar vdekje klinike, si pasojë e kësaj sëmundjeje. Ajo tha se ka komunikuar në telefon me të shoqin pak ditë para se të ndodhte ngjarja, por nga zëri nuk dukej se do të arrinte deri në këtë vendim tragjik.

”Mua bashkëshorti dy vdekje klinike m’i ka kaluar në burg nga diabeti. Unë prisja që t’i dërgoja insulinën. Kishte blerë dhe televizor dhe i dhashë lekët e televizorit dhe asgjë. Sipas rregullave dhe traditës neve nesër bëjmë të tretat e bashkëshortit dhe unë do të nis të kërkoj të drejtën. Burri nuk kishte asnjëlloj shenje. Unë e kam marrë vesh lajmin nga mediat. Mua më ka njoftuar babi. Unë s’kam marrë raport fare. Unë kam parë Bilbilin të kalojë dy herë vdekje klinike, e kam përmendur vetë. Tani për të shpëtuar veten e tyre, doktorët e burgut thonë që vari veten. Më ka lënë tre fëmijë që i kam shumë keq”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.