50 vjet pas Apollos, NASA nis raketën drejt Hënës

0 176

50 vjet pas Apollos, NASA do të nis raketën drejt Hënës. Pas disa vite vonesash dhe miliarda dollarë shpenzimesh, raketa e Sistemit të Nisjes Hapësinore u nis drejt qiellit, duke u ngritur nga Qendra Hapësinore Kennedy me shtytje prej 4 milionë kilogramësh dhe duke arritur brenda disa sekondave shpejtësinë prej 160 kilometrash në orë. Kapsula Orion ishte e vendosur në pjesën e lartë dhe, më pak se dy orë pas nisjes së fluturimit, doli nga orbita e Tokës në rrugën drejt Hënës.

“Është një ditë e mrekullueshme”, tha administratori i NASA-s, Bill Nelson.

Sipas REL, nisja drejt Hënës u bë pas problemeve që zgjatën gati tre muaj shkaku i rrjedhjeve të karburantit. Pasi ishte kthyer brenda mureve shkaku i uraganit Ian në fund të shtatorit, raketa u la në ambient të hapur përderisa uragani Nicole goditi disa pjesë të SHBA-së javën e kaluar. Edhe pse erërat e fuqishme shkaktuan disa dëme, menaxherët dhanë dritën e gjelbër për nisjen drejt Hënës.
Rreth 15.000 njerëz u grumbulluan rreth vendit ku do të bëhej nisja, ndërsa mijëra të tjerë zunë plazhet dhe rrugët përreth, për të qenë dëshmitarë të kapitullit të dytë të shumëpritur të programit Apollo, kur 12 astronautë kishin shkelur në Hënë gjatë viteve 1969 dhe 1972. Turma njerëzish u grumbulluan edhe afër selive të NASA-s në Hjuston dhe Alabama, ku nisja e raketës po shfaqej në ekrane gjigante.

Leave A Reply

Your email address will not be published.