5.7 milionë turistë vizituan Shqipërinë në 2021

0 199

5.7 milionë turistë e vizituan Shqipërinë në vitin 2021. Shifrat e Institutit të Statistikave tregojnë një rritje prej 2.2% krahasuar me vitin paraardhës, por sërish larg turizmit të vitit 2019, kur vendi u vizitua nga afro 6.5 milion shtetas të huaj.

Duket se edhe këtë radhë frymëmarrja e turizmiterdhi nga shtetasit e Kosovës, që përbejnë thuajse 50% të hyrjeve totale. Madje duke e krahasuar me vitin 2019, numri i tyre u rrit me 17.5%.Më pas renditen shtetasit nga Maqedonia e Veriut, Greqia, Italia dhe Anglia. Përveç se për të kaluar pushimet në Shqipëri, trajtimet shëndetësore apo qëllimet fetare janë disa nga arsyet e tjera të hyrjeve në vendin tonë.

Ndërsa gati 180 000 persona e kanë përdorur Shqipërinë si një vend tranzit. Rritje ka shënuar edhe numri i shqiptarëve që kanë dalë nga vendi për vitin 2021. Sipas INSTAT janë më shumë se 4 milion persona, apo 44,2 % më shumë duke e krahasuar me vitin e mëparshëm.

Leave A Reply

Your email address will not be published.