42 raste të reja/Rastet e Krujës morën pjesë në një ceremoni mortore

0 369

Rastet e reja me Covid-19 në Shqipëri, përgjatë 24 orëve të fundit janë 42. Përkatësisht, 21 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 4 në Durrës, 3 në Krujë, 2 në Lushnje, dhe nga 1 rast në Pukë, Berat dhe Ura Vajgurore. Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve pozitive, bën me dije ministria e Shëndetësisë, por edhe shume raste të reja që janë në hetim në Durrës, Berat, Pukë, Shkodër. Rastet e Krujës janë qytetarë të cilët kanë marrë pjesë në një ceremoni mortore.

Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet, ku tha se ”Numri i rasteve të rritura në ditën e fundit e ka vendosur sistemin shëndetësor në gadishmëri të shtuar, por në të njejtën kohë është edhe një apel për të gjithë qytetarët për të qenë bashkëpunëtorë në këtë betejë duke respektuar rregullat, duke ruajtur distancën nga njëri tjetri, duke mbajtur maskat në ambientet e mbyllura ku nuk është e mundur të ruhet distanca, duke ruajtur higjienën personale, duke ruajtur veten dhe të tjetër në mënyrë që të kufizojmë sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e Covid-19”.

Nga ana tjetër, ajo tha se aktualisht janë 46 të shtruar pozitivë me Covid-19. ”Në 24 orët e fundit janë testuar dhe ritestuar 80 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar të prekur 5 personel, ndërsa janë shëruar 8 mjekë dhe infermiere. Vetëm në 24 orët e fundit janë referuar në spitalet infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” 9 pacientë të dyshuar të cilët janë konfirmuar pozitivë dhe janë shtruar në spitalin infektiv, ku vijon të rritet numri i të shtruarve, kryesisht nga Tirana. Aktualisht janë 46 të shtruar pozitivë me Covid-19. Është rritur numri i pacientëve që kanë nevojë për terapi intensive. 8 prej të shtruarve janë në terapi intensive, njëri prej tyre në intubim. Ndërsa një pacient ka dalë nga intubimi falë punës së stafit mjekësor të spitalit infektiv”.

Lajmi tjetër i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 20 të prekur nga Covid-19 mes të cilëve 8 personel shëndetësor, duke e çuar në 980 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë. ”Në vendin tonë janë aktualisht 327 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë dhe Shkodër, ku ka transmetime komunitare. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 19 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1341 raste”.

COVID-19 – Statistika (10 Qershor 2020)

Testime totale 19271
Raste pozitive 1341
Raste të shëruara 980
Raste Aktive 327
Humbje jete 34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 205
Shkodër 38
Krujë 27
Kamëz 19
Durrës 14
Mat 9
Lushnje 6
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
Lezhë 1
Pukë 1
Berat 1
Ura Vajgurore 1

Leave A Reply

Your email address will not be published.