”365 day” po sfidon ”Fifty Shades of Grey”. Pengu duhet…(VIDEO 18+)

0 503

“365 Days” (në polonisht 365 DNI) është një film erotiko-dramatiko-romantik i bazuar në trilogjinë me të njëjtin emër të Blanka Lipińska. Fabula bazohet te marrëdhënia e një gruaje të re nga Varshava, Laura Biel (Anna-Maria Sieklucka) me një burrë siçilian dominues, Massimo Torricelli (Michele Morrone).

Fillimisht filmi u transmetua në Poloni më 7 shkurt të këtij viti dhe më pas kaloi në Netflix, ku sigurisht fitoi gjithë vëmendjen e mundshme. Me fjalë të thjeshta, në “365 DNI”, Massimo e detyron Laura-n, pengun e tij, që të dashurohet me të dhe për t’u dashuruar ka 365 ditë kohë.

Skenat e seksit midis rrëmbyesit dhe pengut të tij janë konsideruar nga njerëzit si goxha të guximshme. Disa prej tyre, shkruajnë në Twitter se “’365 DNI” e bëri ”Fifty Shades of Grey” të duket si film për fëmijë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.