150 punonjës të fasonerisë në Devoll ngrihen në protestë, ja kërkesat e tyre

0 114

Punonjësit e një fasonerie në Devoll kanë dalë edhe sot në protestë, duke shënuar kështu ditën e dytë.

Gazetarja Lorena Kodra bën me dije për BalkanWeb se plot 150 punonjës protestojnë për të rikthyer në punë kryetaren e sindikatës.

Pas takimit me inspektoriatin e punës në ditën e parë të protestës u arrit një marrëveshje për të marrë edhe pjesën e mbetur nga rroga që iu ishte shkurtuar, por sot gratë kanë dalë në mbështetje të Mirës (kryetares së sindikatës).

Gjithashtu gratë protestojnë edhe për kushtet e punës. Inspektoriati i Punës pezullon subjektin deri në një njoftim të dytë.

Kujtojmë se kjo fasoneri nuk është hera e parë që përballet me protestën e punonjësve, vitin e kaluar gratë u ngritën disa herë në protestë për kushtet e punës dhe për pagën.

Leave A Reply

Your email address will not be published.