1400 ha nën ujë në Shkodër, 15 banesa me prezencë uji në oborre

0 123

Reshjet e shiut të ditëve të fundit kanë sjellë probleme në qytetin e Shkodrës. Sipas Emergjencave Civile, deri tani sipërfaqe nën ujë në Shkodër është 1400 ha. Vetëm në Njësinë Administrative Ana e Malit janë përmbytur 1300 tokë. Në rrugën e Obotit ka prezencë uji në nivelin 75 centimetra. Aty po operojnë dy mjete të kalueshmërisë së lartë së bashku me 7 forca të ushtrisë.

Në 15 banesa të fshatit Obotot ka prezencë uji në oborre. Aktualisht ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.

Në njësinë Administrative Dajç janë përmbytur 100 hektarë tokë bujqësore. Në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit ka prezencë uji në rrugë në nivelin 10 centimetra.

Grupet e emergjencës civile në Bashkinë e Shkodrës thonë se janë në monitorim të vazhdueshëm të siutuatës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.