1000 hektarë tokë e përmbytur në Shkodër, Oboti pa drita dhe pa ujë

0 142

1000 hektarë tokë ndodhet nën ujë në bashkinë e Shkodër, ndërsa disa fshatra janë pa energji elektrike.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, sot në Obot janë 600 hektarë tokë e përmbytur, më shumë se një ditë më parë.

Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Fshati është pa energji elektrike, ndërsa ujësjellësi ka dalë jashtë funksionit.

Aktualisht, kërkohet një mjet i ushtrisë dhe katër forca ushtarake për t’i ardhur në ndihmë banorëve.

Në njësinë administrative Dajç, fshatrat Mushan, Shirq, Suka Dajç janë pa energji elektrike. Pjesa më e madhe e Velipojës është pa energji elektrike.

Niveli i lumit Drin shënon kuotën 6.20, ndërkohë që kuota maksimale është 7.50 m.

Niveli i Liqenit shënon 7.85 m me një rritje prej 23 cm me oren 19.00 të një dite më parë. Kuota maksimale është 8.70 m.

Leave A Reply

Your email address will not be published.