1 miliard euro në “pjatë”, në verë “sulm” i ri nga Real Madrid për Kylian Mbappe

0 176

Më të mirët duhet të luajnë te Real Madrid. Kjo shprehje nisi me Florentino Perez kur mori për herë të parë presidencën e klubit Los Blancos. Zhgënjimi më i madh i numrit një të klubit madrilen erdhi kur Kylian Mbappe zgjodhi të qëndronte te PSG.

Në këtë aferë hyri në mes edhe shteti me presidentin francez Macron, plus 486 milionë euro në pjatë me bonuse nënshkrimi. Në fakt, Mbappe ka nënshkruar vetëm një kontratë dyvjeçare, 2022-24. Verën e ardhshme ai do të mund të vendosë nëse do ta aktivizojë opsionin deri në vitin 2025, përndryshe 12 muaj më vonë mund të zgjedhë kë të dojë.

Presidenti i PSG-së, Al Khelaifi, pak ditë më parë tha se Mbappé është shumë i lumtur në Paris. Një e vërtetë e pjesshme. Dhe nga kjo situatë mund të përfitojë Real Madrid, kjo edhe për faktin se Karim Benzema nuk mund të luajë pafundësisht si në nivelet e sezonit të fundit.

Edhe tifozët po i kërkojnë Perezit të blejë Mbappe. Presidenti i mërzitur në maj tha: “Ai tashmë do të pendohet që nuk erdhi”. Por pavarësisht kësaj, dyert e Real Madrid për yllin francez janë të hapura.

Natyrisht, negociatat mund të nisin verën e ardhshme, një operacion që do të shkonte rreth 1 miliard euro, mes çmimit, pagës dhe sponsorëve. Nga ana tjetër, Kylian do të fitojë dhe ku më mirë se te Real Madrid mund ta bëjë këtë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.