​Kurti: Si në vitin 2014, po synohet qeveri kundër fituesit

0 2,066

I ndodhur në një situatë që kërkohet krijimi i qeverie nga një parti që nuk ka fituar zgjedhjet, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se po synohet të formohet një qeveri pa fituesin e zgjedhjeve dhe kundër fituesit. Kurti ka thënë se qeveria e drejtuar nga, për herë të parë në Kosovë, ka qenë e pavarur ndaj Listës Serbe dhe PAN-it.

Përmes një konference për mediat, Kurti kujtoi se në vitin 2014 kanë konsideruar që shumica parlamentare formohet në Kuvendin e Republikës por që këtë e kishte rrëzuar një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese, me të cilin Kurti tha se janë pajtuar.

“Ne ishim në vitin 2014 mirëpo atëherë na thanë se e kemi gabim, se paska shumicë relative, se i pari në garë qenka shumicë relative, ne e pranuam, tash fituam e tash po thonë ejani të kthehemi në vitin 2014. Ndryshuan rregullat e lojën me aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese në sistemin tonë institucional ne i pranuam ato e tash po thonë le të kthehemi atje në vitin 2014 që është padrejtësi e dyfishtë. Edhe në vitin 2014 na bëhej e padrejtë e po na bëhet edhe sot sepse po synohet një qeveri jo vetëm pa fituesin, por edhe kundër fituesit dhe një qeveri e cila për herë të parë në Kosovën e pavarur nuk varej as nga Lista Serbe e as nga PAN-i. Dhe me tejkalimin e kompetencave të presidentit i cili po dëshiron të formojë vullnet politik që nuk është në mandatin e tij edhe me varësi prej Listes Serbe edhe me varësi prej PAN-it”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.